Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Besa Famgas triumfon edhe në ndeshjen e dytë kundër skuadrës boshnjake në Kupën Evropiane

Besa Famgas triumfon edhe në ndeshjen e dytë kundër skuadrës boshnjake në Kupën Evropiane

Sport November 22, 2020 - 17:10

Besa Famgas ka shënuar fitoren e dytë ndaj boshnjakëve Bosna Visokos në Kupën Evropiane në hendboll, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja që u zhvillua në palestrën “Karagaçi” përfundoi me rezultat 32:20. Takimi në fjalë u luajtë në raudin e dytë të këtij kompeticioni.

Ndeshjen e parë, të zhvilluar të shtunën, pejanët fituan kundër skuadrës boshnjake me rezultat 36:18.

Me këto dy fitore të arritura, Besa Famgas kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Lojtari më i dalluar i pejanëve ishte Drilon Tahirukaj më gjashtë gola. /Zeri.info