Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Nesër zhvillohet derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Nesër zhvillohet derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Sport November 21, 2020 - 21:19

Derbi ndërmjet Shkendijës dhe Shkupit do të zhvillohet ditën e nesërme (e diel) në Tetovë, raporton “Zeri.info”.

Shkendija dhe Shkupi do të takohen mesvete në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit maqedonas.

Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren në këtë përballje pasi që Shkendija është në vendin e parë në tabelë me 25 pikë, pason në vendin e dytë Shkupi që ka dy pikë më pak.

Sfida e fundit ndërmjet dy ekipeve ka përfunduar në paqe pasi që në kryeqytet Shkupi dhe Shkendija kanë luajtur me rezultat 2:2.

Dueli mes klubeve shqiptare fillon nga ora 13:00