Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
KH Istogu fiton në Kupën Evropiane kundër Victoria Berestie

KH Istogu fiton në Kupën Evropiane kundër Victoria Berestie

Sport November 21, 2020 - 20:49

KH Istogu ka shënuar fitore kundër skuadrës së Victoria Beresties në Kupën Evropiane, raporton “Zeri.info”.

Klubi kosovar ka mposhtur bjellorusët me rezultat 33:30, në ndeshjen e parë të raundit të tetë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet ditën e nesërme (e diel) në Istog.

Në këtë kompeticion ka shënuar fitore ditën e sotme edhe Besa Famgas e cila ka mposhtur skuadrën boshnjake, Bosna Visokos. /Zeri.info