Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Superliga live: Gjilani - Drenica, Feronikeli - Arbëria, Besa - Drita, mbyllen ndeshjet e sotme

Superliga live: Gjilani - Drenica, Feronikeli - Arbëria, Besa - Drita, mbyllen ndeshjet e sotme

Sport November 21, 2020 - 12:23

Pas ndeshjeve ndërkombëtare, sot (e shtune) do të rikthehet futbolli elitar i Kosovës me disa ndeshje tejet interesante.

Në këtë fundjavë, do të zhvillohet java e 13-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, raporton “Zeri.info”.

Tri ndeshje do të luhen sot, ndërsa dy të tjera luhen në mesditën e së dielës.

Gjilani e pret sot Drenicën në Anamoravë, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë vetëm rezultat pozitiv, sidomos skuadra vendase.

Feronikeli, skuadra që së fundmi ka pasur disa probleme të brendshme, e pret në shtëpi skuadrën simpatike nga Lipjani, Arbëria e Dobrajës.

Dhe për fund, Besa do ta sfidojë kampionen e Kosovës, Dritën në Pejë.

Të tri ndeshjet e sotme nisin nga ora 13:00.

Gjilani - Drenica 1:0

Mbyllet ndeshja në Gjilan. Vendasit arkëtojnë tri pikë të plota.

84' Dominim absolut i Drenicës nga fillimi i pjesës së dytë, drenicasve iu mungon vetëm goli.

75' 15 minuta drejt fundit, vazhdon epërsia minimale e Gjilanit.

61' Egzon Fazliu tenton ta shënojë golin e barazimit për Drenicën me kokë, por pa sukses.

53' Jeton Dushi i Drenicës rrezikon portën e Gjilanit, pret Enea Koliçi.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

40' Gjilani vazhdon eprërsinë 1:0, por Drenica po sulmon me të gjitha forcat.

36' Argjend Mustafa niset drejt fushës së Gjilanit, por pengohet nga futbollistët e Gjilanit.

33' Drenica rrezikon portën e Gjilanit, por pa rrezik për Enea Koliçin.

30' Pas gjysmë ore lojë, Gjilani vazhdon të jetë në epërsi 1:0 ndaj Drenicës.

22' Drenica në aksion, por aksioni i mysafirëve ndërpritet nga mbrojtja gjilanase.

20' Dominim absolut i Gjilanit, vendasit vazhdojnë të sulmojnë skuadrën mysafire.

17' Depërtim i mirë i Ardit Hilës së Gjilanit, i cili harkon, por Darko Nikaç nuk arrin të gjuajë saktë në portë.

15' Lojë e hapur në Gjilan, por me pak raste.

11' GOOOOOOL. Gjilani realizon golin e epërsisë, shënon Darko Nikaç.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Veliu, Jackson, Aziz Keita, Useini, Hila, Progni, Çyrbja, Nikaç. Kryetrajner: Gentjan Mezani.

Drenica: Ymeri, Lushtaku, Zeqo, Miftaraj, Dumani, A.Mustafa, Dushi, Elshani, Kerim, Zabërgja, Murati. Kryetrajner: Bledar Devolli.

Feronikeli – Arbëria 1:0

Mbyllet ndeshja në Drenas. Feston Feronikeli.

85' Lojë dukshëm më e mirë e Arbërisë, por vendasit po e menaxhojnë mirë ndeshjen.

84' Adem Maliqi i Feronikelit po merr ndihmë mjekësore pas një dueli me futbollistin kundërshtar.

80' Agon Llugiqi i Arbërisë gjuan rrezikshëm në portën e Florjan Smakiqit, por pa sukses.

78' Aksion i mirë i Feronikelit, por në fund Besmir Bojku e humbet topin.

72' Mundësi e mirë për Kreshnik Bahtirin e Arbërisë, por pa sukses.

67' Yll Hoxha në zonën e Arbërisë, por topin e largojnë mysafirët.

64’ Çlirim Kashtanjeva rrezikon portën e Feronikelit, por topi shkon jashtë portës.

59' Arbëria rrezikon sërish me Almir Kryeziun, por mbrojtja vendase në element.

49' Arbëria kërkon ta gjejë golin e barazimit, por aksionin e mysafirëve e ndalë Lapidar Lladrovci.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

44' GOOOOOOOOL. Feronikeli në epërsi, Albert Dabiqaj shënon gol të bukur ndaj Arbërisë.

38' Vetëm golat po mungojnë në Drenas. Feronikeli me një rast ideal përmes Simonovskin, por pa sukses para Donat Kaçiut, portierit mysafir.

30' Rast i mirë për vendasit, pas harkimit të Yll Hoxhës, shpëton porta e Arbërisë.

25' Goditje e lirë për "Niklin", Lladrovci e pason te Simonovski, por mysafirët bllokojnë gjithçka dhe nisen në kundërsulm.

24' Balancohen forcat në fushë, pas dominimit të mysafirëve.

19' Iniciativë e lehtë e Arbërisë në Drenas, raste të njëpasnjëshme.

18' Krosim i mirë nga Almir Kryeziu, por Çlirim Koshtanjeva nuk arrinë të shënojë në portën vendase.

14' Një rast i mirë për Arbërinë, Almir Kryeziu gjuajti bukur nga distanca, por topi shkoi fare pranë portës pingule.

8’ Kundërsulm i Arbërisë përmes Almir Kryeziut të Arbërisë, por topin e largon Prince Balde.

6' Dominim i lehtë i vendasve, por rezultati vazhdon të jetë baras.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Feronikeli: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Bojku, Carioca, Maliqi, Shala, Pllana, Balde, Simonovski, Hoxha. Kryetraner: Klodian Duro.

Arbëria: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Zabërgja, Avdulli, Kryeziu, Brahimi, Bruqi, Bilalli, Pira, Koshtanjeva. Kryetrajner: Arbnor Morina.

Besa - Drita 1:4

Mbyllet ndeshja në Pejë, Drita arkëton tri pikë të mëdha.

80' Dhjetë minuta drejt fundit, Drita vazhdon sigurt drejt fitores.

64' GOOOOOOOL. Drita shënon edhe golin e katërt. Shënon Fazliu prapë.

46' Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

39' GOOOOOL. Drita ka realizuar golin e tretë për 1:3. Shënon sërish Haxhimusa.

19' GOOOOOL. Besa ngushton epërsinë në 1:2. Shënon Krasniqi.

13’ GOOOOOOOL. Drita dyfishon epërsinë në 0:2, shënon Haxhimusa.

5’ GOOOOOOOL. Drita në epërsi ndaj Besës, shënon Fazliu.

1' Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Kolaj, Scekic, Ajdini, Breno, Ibrahimi, Salihu, Halili, Sheqerolli, Sebastien, Syla, Matheus. Kryetrajner: Jerome Klein.

Drita: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Gërbeshi, Arago, Shabani, Ahmeti, Fazliu; Xh.Shabani, Ajzeraj, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu. /Zeri.info