Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Sipas mediumit “The Sun”, Zlatan Ibrahimoviç ka prejardhje shqiptare

Sipas mediumit “The Sun”, Zlatan Ibrahimoviç ka prejardhje shqiptare

Sport November 21, 2020 - 08:54

Ndonëse ka pasaportë suedeze dhe e përfaqëson veten si suedez nëpër botë, Zlatan Ibrahimoviç nuk e ka pasur aspak problem të tregojë për “rrënjët e tij” nga Ballkani.

Sulmuesi veteran i Milanit dihet se ka prejardhje nga Bosnja e Hercegovina, por mund t’ju duket e pabesueshme nëse ju themi se ai ka pasur edhe “rrënjë” shqiptare, raporton “Zeri.info”.

Image

Të paktën këtë e thotë mediumi i famshëm britanik “The Sun”.

Derisa Ibrahimoviç postoi së fundmi një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Rrënjë nga Ballkani”, kjo ka bërë që gazetarët anglezë ta hulumtojnë prejardhjen e tij.

Ata kanë dalur në përfundim se nëna e Ibrahimoviçit, Jurka është një katolike me prejardhje nga një familje shqiptare.

“Ajo është martuar me Sherifin, një mysliman të Bosnjës dhe më pas kanë emigruar drejt Suedisë”, raporton ndër të tjera e përditshmja angleze. /Zeri.info