Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Basketbollisti me prejardhje shqiptare e bëri “Kosovën pjesë të Serbisë”, vijnë reagime të ashpra nga shqiptarët

Basketbollisti me prejardhje shqiptare e bëri “Kosovën pjesë të Serbisë”, vijnë reagime të ashpra nga shqiptarët

Sport November 21, 2020 - 08:23

Fjalët e basketbollistit të ri, Deni Avdija, djali i ish-basketbollistit Zyfer Avdija, i cili ka lindur në Prishtinë, shkaktuan mjaft “stuhi” në Kosovë.

Deni i cili ka vendosur ta përfaqësojë Izraelin në nivel ndërkombëtar, e ka bërë “Kosovën pjesë të Serbisë”, shkruan “Zeri.info”.

“Babai im është Zyfer Avdija, ai ka lindur në Kosovë, Serbi”, kishte thënë Deni ditë më parë.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi reagime nga më të ndryshmet në vendin tonë.

“Ju duhet të kishit thënë se babai juaj ka lindur në Kosovën e okupuar”, është njëri prej shumë komenteve nga shqiptarët.

Ndërkaq, në një tjetër koment lexohet: “Është mëkat që ju nuk e dini se Kosova është një republikë e njohur dhe se shpejti do të bashkohet me Shqipërinë”.

“Flamuri që ju po mbani u mbajt nga ata që na vranë në Kosovë”, thotë një tjetër koment. /Zeri.info