Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Kroacia në lot: Vdes aksidentalisht futbollisti disa orë pas ndeshjes

Kroacia në lot: Vdes aksidentalisht futbollisti disa orë pas ndeshjes

Sport November 19, 2020 - 14:35
Lajmet e fundit nga sporti

Kroacia ka marrë një lajmë të zi. Pas një aksidenti të rëndë trafiku të mërkurën mbrëma në Banovo futbollisti i ri i NK Ban Jelaçiq, 28 vjeçari Ivan Colariç ka mbetur i vdekur, shkruan “Zeri.info”.

“Cole ynë i dashur, nuk ka fjalë për të përshkruar gjithçka që keni bërë për këtë klub në këto pesë vjet. Ishte një nder i madh të luaja dhe të gëzohesha me ty, pozitiviteti yt i përjetshëm solli kaq shumë gëzim në klubin tonë të vogël. Ju do të jetoni përgjithmonë në mendimet dhe zemrat tona, ne i urojmë familjes suaj shumë forcë në këto momente të vështira për të gjithë”, ka shkruar skuadra e NK Ban Jelaçiq.

Colariç derisa ishte duke vozitur përgjatë rrugës Banovo për shkak të mjegullës së madhe doli nga rruga dhe goditi një urë prej betoni. Ai vdiq në vendin e aksidentit dhe shoqëruesi i tij 29-vjeçar u plagos lehtë dhe u transportua në KBC Zagreb. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës nga Ban Jelaçiq. /Zeri.infoImage