Gjilani – Feronikeli, ky ekip ka bilanc më të mirë në pesë përballjet e fundit

Gjilani – Feronikeli, ky ekip ka bilanc më të mirë në pesë përballjet e fundit

Sport October 30, 2020 - 22:23

Këtë fundjavë fillon edhe faza e dytë e Superligës së Kosovës në futboll me disa ndeshje shumë interesante, shkruan “Zeri.info”.

Njëra nga ndeshjet më të spikatura është ajo që zhvillohet në Anamoravë, ku Gjilani e pret në shtëpi Feronikelin.

“Kuqebardhët” janë favorit në këtë përballje të paktën në “letër”, por edhe skuadra e drejtuar nga Klodian Duro ka nevojë të madhe për pikë.

Në pesë ballafaqimet e fundit të ndërsjellura në mes Gjilanit dhe Feronikelit, “Skifterat” kanë tri fitore, kurse “Industrialistët” kanë triumfuar dy herë në këto pesë përballjet e fundit.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Feronikelit zhvillohet ditën e shtunë dhe fillon nga ora 13:30.

Kujtojmë se takimi luhet pa praninë e publikut për shkak të masave të marra për parandalimin e pandemisë Covid-19. /Zeri.info