Lajm i mirë për Milanin, shërohet nga koronavirusi mbrojtësi i ekipit

Lajm i mirë për Milanin, shërohet nga koronavirusi mbrojtësi i ekipit

Sport October 30, 2020 - 22:09

Mbrojtësi i Milanit, Matteo Gabbia është shëruar plotësisht nga koronavirusi, raporton “Zeri.info”.

Gabbia i cili qëndroi për disa ditë në izolim për shkak se ishte i infektuar me Covid-19, sot ka njoftuar se ka rezultuar negativ për koronavirus.

Futbollisti në fjalë ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram”, duke e shtuar fjalë të shkurtër, por që ka treguar se ai është shëruar nga virusi.

“Negativ”, ka shkruar shkurtimisht lojtari në “Instagram”.

Gabbia u infektua në Kombëtaren U-21 të Italisë, ndërsa tani është gati që të bashkohet me Milanin në stërvitje si dhe në ndeshjen e radhës ndaj Udineses. /Zeri.info

Image