Mustafi pasi futbollisti i Arsenalit festoi me shqiponjën dykrenore: Nuk e dija se je shqiptar, hajde shqipe

Mustafi pasi futbollisti i Arsenalit festoi me shqiponjën dykrenore: Nuk e dija se je shqiptar, hajde shqipe

Sport October 30, 2020 - 13:41

Pas humbjes nga Leicester City në fundjavë, Arsenali është rikthyer te fitoret.

Skuadra e Mikel Artetës është përballur me Dundalk në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen që u zhvillua në "Emirates Stadium", Arsenali fitoi me rezultat të thellë, 3:0.

Njërin prej golave për skuadrën londineze e shënoi edhe futbollisti anglez, Joe Willock.

Willock befasoi të gjithë me festimin e tij me shqiponjën dykrenare, derisa kjo nxiti reagimin e bashkëlojtarit të tij, Shkodran Mustafi.

"Joe Willock nuk e dije vëlla se je shqiptar. Hajde shqipe", ka shkruar Mustafi në "Instagram". /Zeri.info

Image