Përballja interesante mes Dinamo Zagrebit dhe CSKA Moskës, Lirim Kastrati në bankën rezervë

Përballja interesante mes Dinamo Zagrebit dhe CSKA Moskës, Lirim Kastrati në bankën rezervë

Sport October 29, 2020 - 17:51

Dinamo Zagrebi do ta ketë sonte një përballje të vështirë në Ligën e Evropës ndaj CSKA Moskës.

Në "CSKA Arena", skuadra e madhe kroate është mysafire e gjigantit rus, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja është e vlefshme për grupin K, derisa nis nga ora 18:55.

Trajnerët e të dyja skuadrave tashmë i kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes së sontme.

Futbollisti i Kosovës i cili paraqitet te Dinamo Zagrebi, Lirim Kastrati ka udhëtuar me skuadrën kroate në Moskë.

Megjithatë, trajneri Zoran Mamic ka vendosur të mos luajë me të nga minuta e parë.

Kastrati pritet të aktivizohet nga pjesa e dytë për t'i dhënë freksi sulmit të Dinamos. /Zeri.info

Image