Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, faza 1/16 dhe rregullorja e këtij edicioni

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, faza 1/16 dhe rregullorja e këtij edicioni

Sport October 29, 2020 - 17:40

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, menjëherë pas vendosjes së datës së fillimit të Kupës së Shqipërisë bën të ditur skemën dhe rregulloren e saj për këtë edicion si më poshtë.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë turi i 1/16 do të zhvillohet ditën e dielë me datë 01/11/2020 ora 13:30. Për të përcaktuar ekipin pritës dhe udhëtues të turit 1/4 & 1/2 do të hidhet short i lirë, shkruan FSHF, përcjell "Zeri.info".

Rregullat e kualifikimit

Përcaktimi i ekipit të futbollit i cili do të kualifikohet për turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë do të bëhet si më poshtë:

a. Në rastet kur ekipet në fund të 90-të minutave të ndeshjes rezultati është i barabartë atëhere do të zhvillohen 2 x 15 min kohë shtesë.

b. Në rast se edhe pas kohës shtesë kemi përsëri barazim, do të kryhen 5 goditje nga pika e penalltise për secilën skuadër. Shpallet fitues ekipi që në përfundim të 5 gjuajtjeve të penalltive ka shënuar më shumë gola.

c. Në rast se edhe pas gjuajtjeve të 5 goditjeve të penalltive kemi përsëri barazim, atëherë do të kemi goditje të alternuara nga pika e penalltisë deri në momentin që njëri nga ekipet nuk shënon.

d. Shpallet fituese skuadra që shënon.

Shënim: Të gjitha ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për sezonin futbollistik 2020/2021 do të zhvillohen me një takim. /Zeri.info