Delegohen gjyqtarët për javën e dhjetë në Superligë, ndeshja në Podujevë i besohet Visar Kastratit

Delegohen gjyqtarët për javën e dhjetë në Superligë, ndeshja në Podujevë i besohet Visar Kastratit

Sport October 29, 2020 - 16:23

Java e dhjetë apo faza e dytë e këtij edicioni në Superligë do të zhvillohet në fundjavë, me pesë ndeshje tejet interesante.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, në ndeshjen mes Llapit dhe Dritës, shkruan "Zeri.info".

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe në Anamoravë mes Gjilanit dhe Feronikelit.

Federata e Futbollit të Kosovës tashmë ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e radhës.

Sfida mes Llapit dhe Dritës i është besuar gjyqtarit vISAR kastrati.

Kurse, ndeshjen në Gjilan do ta drejtojë Selim Isufi. /Zeri.info

Image