Situatë alarmante te Lazio, Igli Tare flet për gjendjen që po kalojnë

Situatë alarmante te Lazio, Igli Tare flet për gjendjen që po kalojnë

Sport October 29, 2020 - 15:33
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio është duke u përballur me një problem të jashtëzakonshëm. Skuadra është kapluar nga COVID-19, dhe shumë lojtarë tashmë kanë rezultuar pozitiv, sa ka bërë që ndeshja e fundjavës me Torinon të vihet në dyshim, transmeton “Zeri.info”.

Drejtori sportiv i skuadrës, Igli Tare ka folur për gjendjen në klub derisa nuk e ka përjashtuar mundësin e shtyrës së ndeshjes.

“Mund të ndodh që të kërkojmë shtyrjen e ndeshjes, por duhet të presim më parë të gjitha verifikimet e tamponëve dhe të premten do të bëjmë përmbledhjen e të gjithë kësaj situate që po kalojmë”.

Lazio mbrëmë në sfidën e Ligës së Kampionëve barazoi me Club Brudgge derisa në përbërjen e parë pati shumë mungesa për shkak të koronavirusit. /Zeri.info