Shihet si befasia e këndshme e Superligës, por Arbëria nuk e ka asnjë fitore si vendas

Shihet si befasia e këndshme e Superligës, por Arbëria nuk e ka asnjë fitore si vendas

Sport October 29, 2020 - 15:22
Detajet

Njëra nga befasitë më të këndshme të këtij fillim sezoni në Superligë është padyshim Arbëria, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina e ka nisur mjaftë mirë sezonin në elitën e futbollit kosovar pasi që në nëntë ndeshje ka nëntë pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelë, duke lënë prapa skuadra të mëdha.

Por, Arbëria ka një problem të madh si klub, për shkak se ndeshjet si vendas është detyruar t’i luajë në stadiumin “Agron Rama” në Obliq, pasi që stadiumi në Dobrajë të Madhe nuk është i pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

E ky fakt, po e pengon skuadrën e inkuadruar këtë vit në Superligë, pasi që në ndeshjet si vendas nuk e ka "shijuar" asnjëherë deri më tani fitoren.

Në shtëpi, Arbëria ka dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshje që i ka zhvilluar në cilësinë e vendasit.

Këto janë rezultatet e Arbërisë si vendas:

Arbëria 1-1 Prishtina,

Arbëria 0-0 Feronikeli,

Arbëria 2-4 Ballkani,

Arbëria 0-1 Drita

Kujtojmë se “Stuhia e Kuqe” ndeshjen e radhës e luan në shtëpi dhe e pret Trepçën ’89.

/Zeri.info.