Situatë alarmante të Lazio, udhëton me vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë në Belgjikë, ky është fati i Muriqit

Situatë alarmante të Lazio, udhëton me vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë në Belgjikë, ky është fati i Muriqit

Sport October 27, 2020 - 16:15
Lajmet e fundit nga sporti

COVID-19 ka vështirësuar tejmase punën e skuadrave të futbollit, shkruan "Zeri.info".

Lazio po kalon momente alarmante në prag në ndeshjes me Club Brudge në Ligën e Kampionëve që e luan nesër nga ora 21:00.

Skuadra e Simone Inzaghit është nisur drejt Belgjikës me vetën 12 lojtarë nga ekipi i parë ndërkohë që 6 futbollistë të tjerë u grumbulluan nga ekipi Primavera për të plotësuar 18-shen.

Përveç Strakoshës, me ekipin nuk kanë udhëtuar, Immobile, Kataldi, Luis Alberto, Pereira, Leiva, Lazzari, Luis Felipe, Armini dhe Esccalte.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, dyshohet se ata kanë rezultuar pozitiv me COVID.

LISTA E LOJTARËVE QË KANË UDHËTUAR DREJT BELGJIKËS:

Reina, Alia, Minkovic, Marusic, Acerbi, Muriqi, Correa, Patric, Caicedo, Parolo, Akpa Akpro, Fares, Hoedt, Furlanetto, Franco, Bertini, Pica, Czyz. /Zeri.info