Statovci: Tahir Batatina është dashur të largohet nga Llapi pas ndeshjes me Besën e Pejës

Statovci: Tahir Batatina është dashur të largohet nga Llapi pas ndeshjes me Besën e Pejës

Sport October 26, 2020 - 23:50
Lajmet e fundit nga sporti

Analisti i futbollit vendor, Faruk Statovci, ka thënë se Llapi nuk po i përmbushë pritshmëritë.

Llapi nuk ka tubuar më shumë se pesë pikë në shtatë ndeshje sa i ka zhvilluar në Superligë. 

Statovci vlerëson se trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është dashur të largohet pas barazimit me Besën me rezultat 1:1. 

"Tahir Batatina është dashur të largohet nga pozita e trajnerit të Llapit pas ndeshjes me Besën e Pejës. Kjo pwr faktin se kanë munguar rezultatet. Ai meriton çdo respekt, por është dashur që të lirojë rrugë", ka thënë analisti dhe trajneri Faruk Statovci për Kanal 10, përcjell Zeri.info. /Zeri.info