Tottenham i falet Son, mposht minimalisht Burnleyn

Tottenham i falet Son, mposht minimalisht Burnleyn

Sport October 26, 2020 - 23:46
Lajmet e fundit nga sporti

Tottenhami ka fituar me rezultatin 0:1 kundër Burnleyt në transfertë. Një ndeshje jo shumë e mirë për “Spurs”-at, por në fund kanë rëndësi pikët dhe Mourinho largohet me 3 të tilla nga kjo ndeshje delikate.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë, përveç përplasjeve të ekipeve në gjysmëfushë. Tottenhami gjeti golin në minutën e 76′ me anë të Son. Një krosim nga një goditje këndi gjeti Kane që gjuajti me kokë dhe topi shkoi te koreano-jugori që po me kokë e pushoi në rrjetë për 0:1.

Interesant ishte fakti që Gareth Bale qëndroi për 90 minuta në stol. Ai ishte një kërkesë e trajnerit Jose Mourinho në merkaton e verës, por pavarësisht kësaj, uellsiani e pa të gjithë sfidën nga stoli.