Arbëria është skuadër e konsoliduar, ne kemi trajner super-profesionist

Arbëria është skuadër e konsoliduar, ne kemi trajner super-profesionist

Sport October 26, 2020 - 23:25
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll, duket më interesant se kurrë.

Gara përveç që duket më cilësore, ajo është shumë e paparashikuar dhe gjërat në vazhdim duket se do të jenë edhe më joshëse për t’u ndjekur, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani në fillim bëri një shkëputje dhe u duk se do ta ketë fjalën kryesore këtë herë, por humbja e befasishme dje ndaj Trepçës ’89, lë të kuptohet askush nuk ka të sigurt asgjë.

Befasia e kampionatit Arbëria vazhdon të tregojë rezultate të mira. Zyrtarja e klubit, Besarta Gashi në emisionin “Kampionët” në Kanal10, ka thënë se skuadra është stabile dhe i ka të qartë objektivat që ka.

“Jemi skuadër stabile dhe i dimë qartë objektivat tona. Ne kemi fatin që kemi trajner superprofesionistë (Arbnor Morina) dhe edhe si kryesi po i kryejmë punët që na takojnë. E dyta, lojtarët që po e kryejnë punën si duhet dhe po japin maksimumin. I shohim që edhe trajneri edhe kryesia gjithmonë meritat ia ka atribuuar lojtarëve. Ne nuk kemi shkuar për të bërë blerje të mëdha, por trajneri ka punuar në pikat që i duhet më së shumti skuadrës dhe ja ka arrit te sjell lojtarë të mirë. Pra e ka ditur qartë çfarë dëshiron. Humbja ndaj Llapit nuk ka sjellë asnjë dëshpërim. Ne vazhdojmë punën për ndeshjet tjerat”, ka thënë Gashi. /Zeri.infoImage