Statovci: Mezani ka marrë këndë ka dashur te Gjilani dhe ai duhet t’i dëshmojë me lojë të mirë

Statovci: Mezani ka marrë këndë ka dashur te Gjilani dhe ai duhet t’i dëshmojë me lojë të mirë

Sport October 26, 2020 - 23:09
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll, duket më interesant se kurrë.

Gara përveç që duket më cilësore, ajo është shumë e paparashikuar dhe gjërat në vazhdim duket se do të jenë edhe më joshëse për t’u ndjekur, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani në fillim bëri një shkëputje dhe u duk se do ta ketë fjalën kryesore këtë herë, por humbja e befasishme dje ndaj Trepçës ’89, lë të kuptohet askush nuk ka të sigurt asgjë.

E befasishme ishte edhe fitorja e Gjilanit ndaj Prishtinës në kryeqytet, derisa analisti, Faruk Statovci ka thënë se gentjan Mezani ka vendosur gjithçka të Gjilani dhe ju kanë plotësuar gjitha dëshirat, derisa fitoren ndaj Prishtinës e arriti një trajner tjetër Sallah Sherifi.

“Unë nuk e di çfarë duhet ai trajner kur trajneri Salah Sherifi shënoi fitore ndaj Prishtinës. Nëse vazhdon kështu edhe 2-3 ndeshje të Sherifit atëherë çfarë i duhet ai trajner. Mezani i ka pasur duar e lira dhe ka marrë gjithë futbollistët që ka dashur dhe këtë duhet shpaguar ai. Unë po vazhdojë të mendoj se Gjilani e ka duruar shumë këtë trajner. Gjithë këta lojtarë që ka marrë dhe me pas rezultate të zbehta unë po befasohem sesi durohet ai”, ka thënë Statovci në emisionin “Kampionët” në Kanal 10. /Zeri.info