Sherifi: Ky futbollist i Prishtinës është më i miri në Kosovë

Sherifi: Ky futbollist i Prishtinës është më i miri në Kosovë

Sport October 26, 2020 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll, duket më interesant se kurrë.

Gara përveç që duket më cilësore, ajo është shumë e paparashikuar dhe gjërat në vazhdim duket se do të jenë edhe më joshëse për t’u ndjekur, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani në fillim bëri një shkëputje dhe u duk se do ta ketë fjalën kryesore këtë herë, por humbja e befasishme dje ndaj Trepçës ’89, lë të kuptohet askush nuk ka të sigurt asgjë.

E befasishme ishte edhe fitorja e Gjilanit ndaj Prishtinës në kryeqytet, derisa trajneri i Gjilanit, Sallah Sherifit që e udhëhoqi Gjilanin në mungesë të Gentjan Mezanit në emisionin “Kampionët” në Kanal10 ka thënë se e ka analizuar mirë Prishtinën dhe kjo solli rezultat.

“Ne i kemi dituar pikat e dobëta të Prishtinës dhe aty e kemi sulmuar. Kemi pritur që Leonit Abazi të jetë futbollisti më i rrezikshëm i Prishtinës dhe aty jemi përqendruar, por ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe na e lehtësojë punën. Në anën tjetër e kemi bllokuar mirë Endrit Krasniqit për të cilin mendoj se është futbollisti më i mirë në Kosovë”, ka thënë Sherifi. /Zeri.info