Mbyllet pa fitues drama në “San Siro”, hero i Romës futbollisti kuqezi

Mbyllet pa fitues drama në “San Siro”, hero i Romës futbollisti kuqezi

Sport October 26, 2020 - 22:41
Lajmet e fundit nga sporti

Është mbyllu pa fitues ndeshja spektakolare e zhvilluar sonte në “San Siro”, ndërmjet Milanit e Romës, shkruan “Zeri.info”.

Plot gjashtë gola janë shënuar por në fund nuk ka pasur fitues pasi është mbyllur me rezultat 3:3.

Hero i Romës ka qenë futbollisti shqiptar Marash Kumbulla që ka shënuar gol në minutën e 85-të për ta barazuar rezultatin në 3:3 i cili edhe doli të jetë vendimtar.

Milani vazhdon t’i prijë tabelës pas javës së pestë në Serie A me 13 pikë, ndërsa Roma është e nënta me tetë pikë. /Zeri.info