Berisha: Që nga ndeshja me Greqinë nuk jam kontaktuar nga trajneri Challandes

Berisha: Që nga ndeshja me Greqinë nuk jam kontaktuar nga trajneri Challandes

Sport October 26, 2020 - 21:31
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha i cili po kalon formë të mirë në kampionatin Rusisë te skuadra e Akhmak Grozny, i është kthyer të flas edhe njëherë temës rreth Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

Bernard Berisha i cili nga gjesti të cilën e bërë në sfidën ndaj Greqisë, nuk është ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës ka folur për "Kohën Shtesë" në Supersport Kosova duke treguar raportin e tij me stafin e Kosovës.

“Kam pasur komunikim me Federatën e Kosovës por jo me stafin e trajnerit Bernard Challandes. Pres komunikimin nga trajneri Challandes por nuk është problem edhe nëse nuk ftohem nga Kosova, me rendësi që Kosova të vazhdojë rrugën përpara”.

“Nuk jam pajtuar me vendimet e trajnerit ndaj erdhi ai reagim. Nga ndeshja me Greqinë nuk kam pasur asnjë kontakt me stafin e Kombëtares së Kosovës”, ka thënë Berisha. /Zeri.info