Devolli e nis punën te Drenica, sot udhëhoqi stërvitjen e parë

Devolli e nis punën te Drenica, sot udhëhoqi stërvitjen e parë

Sport October 26, 2020 - 20:45
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i ri i Drenicës, Bledar Devolli sot ka nisur punën te Drenica, shkruan “Zeri.info”.

Devolli i cili u zyrtarizua te Drenica si trajner i ri pas largimit të trajnerit Fadil Ramës, ka udhëhequr sot stërvitjen e parë, derisa ka nisur përgatitjet për ndeshjen e mesjavës ku ndeshet me Trepçën ’89 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenica pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ka tubuar tetë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë, me objektiv të vetëm mbijetesën në elitë. /Zeri.infoImage

Image