Lajm i mirë për Llapin i kthehet qendërmbrojtësi nga lëndimi

Lajm i mirë për Llapin i kthehet qendërmbrojtësi nga lëndimi

Sport October 26, 2020 - 18:52
Lajmet e fundit nga sporti

Llapi pas fitores që mori në mesjavë ndaj Arbërisë, sot ka marr një tjetër lajm të mirë, shkruan “Zeri.info”.

Qendërmbrojtësi Eglentin Gjoni që erdhi te Llapi nga Superliga e Shqipërisë, sot është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Tahir Batatina për ndeshjen e nesërme ndaj Feronikelit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra llapjane përmes Facebookut”.

Njoftimi i KF Llapit:

Qendërmbrojtësi Gjoni i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Feronikelit

Qendërmbrojtësi i ardhur këtë edicion nga Laçi, Eglentin Gjoni është rikthyer nga lëndimi i pësuar në gjurin e këmbës së djathtë në fazën përgaditore.

Pas rikuperimit nga lëndimi, Gjoni është i gatshëm t'i ndihmoj skuadrës që nga ndeshja e nesërme ndaj Feronikelit. Ai është në mesin e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje. /Zeri.info