Rikthehet të luajë në Ligën e Parë pas 12 viteve, Osmani flet për dallimet mes Superligës dhe Ligës ku luan tash

Rikthehet të luajë në Ligën e Parë pas 12 viteve, Osmani flet për dallimet mes Superligës dhe Ligës ku luan tash

Sport October 26, 2020 - 18:46
Lajmet e fundit nga sporti

Flamurtari edicionin e kaluar humbi statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës në futboll. Largimi nga elita ishte shumë i dhimbshëm për kuqezinjtë pasi këtë status e humbën në ndeshjen e fundit dhe atë në fushën e vetë kur u mundën nga Gjilani, shkruan “Zeri.info”.

Megjithatë, kjo nuk i demoralizoi drejtuesit e klubit të cilët vendosën të bëjnë disa investime në skuadër, madje duke sjellë edhe emra të njohur nga Superliga në mënyrë që shumë shpejt Flamurtarin ta kthejnë në shoqërinë elitë.

Njëri nga përforcimet më të mëdha të Flamurtarit, padyshim është Përparim Osmani i njohur si "Laqi" i cili në Superligë ka luajtur me klubet më të mëdha, si Prishtina, Drita, Trepça etj...Image

Osmani ka thënë në një bisedë për “Zeri.info” se në Ligën e Parë rikthehet të luajë pas 12 viteve dhe e pranon se niveli dallon bukur shumë.

“Është e vërtetë që në Ligën e Parë ka një kohë të gjatë që nuk kam luajtur, pra i ka më shumë se 12 vite. Niveli i Ligës është goxha larg nivelit të Superligës. Këtu zhvillohet tempo më i ngadalshëm, zakonisht luhet shumë me topa të gjatë”, vlerësoi futbollisti prishtinas, i cili megjithatë thotë se Flamurtari është ekip shumë i organizuar dhe mund të vlerësohet e barabartë me 5-6 skuadrat e para të Superligës.

“Sa i përket organizimit këtu, mund të flas vetëm për Flamurtarin për të cilin jam i befasuar për të mirë si në organizim ashtu edhe puna që bëhet nga trajnerët këtu. Mund të them se hynë në mesin e 5-6 skuadrave më të organizuara në Superligë”, ka përfunduar Osmani

Flamurtari pas 7 ndeshjeve është në pozitën e dytë me 13 pikë një më pak sesa lideri Ulpiana dhe më të drejtë cilësohet rivali kryesor për rikthim në elitë. Të kujtojmë se nga Liga e Parë Grupi B ku garon Flamurtari në elitë inkuadrohet vetëm një skuadër. /Zeri.infoImage