Thaqi: Klubet po gabojnë me këta trajnerë, Klodian Duro i Feronikelit e njeh vetëm Lapidar Lladrovcin

Thaqi: Klubet po gabojnë me këta trajnerë, Klodian Duro i Feronikelit e njeh vetëm Lapidar Lladrovcin

Sport October 26, 2020 - 18:09
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në futboll, duket më interesant se kurrë.

Gara përveç që duket më cilësore, ajo është shumë e paparashikuar dhe gjërat në vazhdim duket se do të jenë edhe më joshëse për t’u ndjekur, shkruan “Zeri.info.

Ballkani në fillim bëri një shkëputje dhe u duk se do ta ketë fjalën kryesore këtë herë, por humbja e befasishme dje ndaj Trepçës ’89, lë të kuptohet askush nuk ka të sigurt asgjë.

Rezultate aspak stabile nuk po tregojë as Prishtina as Gjilani përkundër investimeve të mëdha derisa befasia më e keqe mbetën Llapi e Feronikeli të cilat u cilësuan favorite për titull, por pas tetë ndeshjeve kanë mbetur bukur mbrapa.

Stabiltet ka treguar kampioni aktual Drita duke e pësuar vetëm një humbje në gjashtë ndeshje sa i ka zhvilluar.Image

Trajneri kosovar, Arsim Thaqi, e parashikon një luftë të ashpër deri në fund, derisa ka thënë se tash është herët të jepet një vlerësim se kush është më afër titullit.

“Mendoj që është herët që të parashikohet sesi do të zhvillohet kampionati, mirëpo për këto ndeshjet që janë zhvilluar, nëse analizojmë transferet që kanë bërë ekipet në këtë kampionat, befasuese janë rezultatet jo të mira të Llapit dhe të Feronikelit”, ka thënë Thaqi për “Zeri.info”.

“Gjilani dhe Prishtina edhe pse kanë super ekipe për këtë fillim të kampionatit nuk kanë treguar stabilitet sa i përket rezultateve. Ballkani me meritë mendoj që është në vendin e parë e që për mendimin tim e ka ekipin më cilësor në ligë. Për befasinë e parë u kujdes Trepça ‘89 që ja shkaktoi humbjen e parë deri tani. Befasues ishte kthimi i rezultatit nga 3:0 me 4:3 që një ekip si Ballkani këso gabime nuk ishte dashur të lejohen”, vlerësoi tekniku prishtinas i cili i ka dhënë komplimente në këtë rast Trepçës ‘89 që tregoj karakter por edhe cilësi për faktin se edhe me ndeshjen me Gjilanin ka mundur edhe ta fiton ndeshjen.

“Besa ka ekipe të re dhe është e kuptueshme që nuk është pritur më shumë. Mendoj që ka fituar më shumë pikë se që është pritur, gjithmonë po flasim për këtë fillim të kampionatit”, ka thënë Thaqi, i cili ka komentuar edhe ndërrimet e trajnerëve që janë bërë në këtë fillim të kampionatit e më theks të veçantë, ardhja në mes të garave të trajnerëve nga jashtë Kosovës.

“Nuk është profesionale të merren trajnerë nga jashtë kur fillon sezona për faktin se trajnerët nga jashtë nuk i njohin lojtarët e as ligën. Në këtë drejtim klubet që kanë marrë trajnerë nga jashtë janë treguar jo profesionale. Trajnerët e jashtit i marrin ekipet në fillim të kampionatit ose në mes dy sezonave. Shembull, trajneri Klodian Duro që ka ardhur në Feronikel nuk e besoj që e njeh as një lojtarë përveç Lapidar Lladrovcit që e ka pasur pak lojtar te Kukësi”, ka përfunduar Thaqi. /Zeri.infoImage