Ballkani rrezikon që përballë Prishtinës të paraqitet pa superyllin e skuadrës

Ballkani rrezikon që përballë Prishtinës të paraqitet pa superyllin e skuadrës

Sport October 26, 2020 - 17:51
Lajmet e fundit nga sporti

Ballkani në fundjavë pësoi një humbje të papritur nga Trepça’89 sidomos për faktin që deri në 20 minutat e fundit të ndeshjes ishte duke udhëhequr me rezultat 3:0, shkruan “Zeri.info”.

Kjo ndeshje nuk shkoi aspak mirë për trajnerin Ismet Munishi i cili përveç rezultatit, ai humbi edhe njërin nga lojtarët kryesor në mbrojtje, Armend Thaqin.

Thaqi pësoi një lëndim dhe u desh në pjesën e parë ta lë fushën gjë e cila po bën që ai të rrezikon edhe ndeshjen derbi që e luan të mërkurën kundër Prishtinës.

Thaqi në një bisedë për “Zeri.info” ka thënë se nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë, por për ndeshjen ndaj ish skuadrës së tij është në dyshim.

“Bëhet fjalë për lëndim të aduktorit një ngarkesë dhe është bllokuar. Kam terapi sot dhe nesër”, ka thënë Thaqi, duke folur nëse mund të luajë apo jo me Prishtinës

”Sa i përket kësaj ndeshjeje duhet të pres deri nesër të shohim si do të shkojë terapia pastaj të di saktë nëse mund të luaj apo jo”, ka përfunduar mbrojtësi më cilësorë në superligë, Armend Thaqi. /Zeri.infoImage