Mediumi serb për medaljen e artë të Distria Krasniqit: Flamuri i Kosovës mbi të Serbisë, një fotografi që askush nuk donte ta shihte

Mediumi serb për medaljen e artë të Distria Krasniqit: Flamuri i Kosovës mbi të Serbisë, një fotografi që askush nuk donte ta shihte

Sport October 25, 2020 - 23:39

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo në “Grand Slamin” që u mbajtë në Budapest të Hungarisë.

Në të njëjtën garë, serbja Andrea Stojadinov fitoi medaljen e bronztë, shkruan “Zeri.info”.

Kështu që flamuri i Kosovës dhe i Serbisë ishin pranë njëri-tjetrit në podium, me antonimin e fitueses, Kosovës, nën antonimin e himnit.

Image

Pas kësaj ka reaguar edhe mediumi kontrovers serb “Telegraf.rs”, i cili mes të tjerash shkruan:

“Një detaj që pakkush dëshironte ta shihni, por edhe një rast që shqiptarët të nisin të festojnë për faktin se ata fituan një garë kundër Serbisë në një sport”.

Mediumi në fjalë gjithashtu e ka publikuar edhe urimin e “Ballistit”, Ismail Morinës, për Distria Krasniqin.

Image

“Faleminderit dhe urime Krasniqi”, ka shkruar Morina. /Zeri.info