Llumnica: Ky futbollist i Llapit ishte krucial edicionin e kaluar, por nuk është sivjet

Llumnica: Ky futbollist i Llapit ishte krucial edicionin e kaluar, por nuk është sivjet

Sport October 25, 2020 - 23:22

Me dy ndeshjet e sotme (Trepça’89 – Ballkani) dhe (FC Prishtina – Gjilani) u mbyll sot (e diele) java e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në këtë xhiro u zhvilluan ndeshje interesante, ku Llapi e shënoi fitoren e parë sezonale duke mposhtur 2:0 Arbërinë, derisa Feronikeli barazoi 1:1 me Besën, shkruan “Zeri.info”.

Drita u këndell dhe fitoi 4:1 ndaj Drenicës, por befasia ndodhi në “Riza Lushta”.

Nga disavantazhi 0:3, 89-shi u rikthye dhe fitoi në fund me rezultat, 4:3.

Analisti i futbollit kosovar, Ardian Llumnica e ka komentuar formën e Llapit këtë edicion, derisa ka përmendur në baza individuale disa futbollistë.

“Llapi nuk ka krahun e djatthë të mbrojtjes të mirë, gjithashtu edhe Valmir Veliu i cili ishte krucial edicionin e kaluar, nuk është më”, tregoi Llumnica në “Klan Kosova”, përcjell “Zeri.info”.

“Skuadra ka sjellur edhe portierin nga Afrika e Jugut, i cili më herët kishte qenë në mbipeshë, por më pas, mbrojti për mrekulli”, deklaroi ai.

“Gjithashtu, edhe Ramadani te Llapi, nuk e di ku ka luajtur në Zvicër, por nuk ka kapacitet të luajë pranë Mentor Zhdrellës”, përfundoi Ardian Llumnica. /Zeri.info