Ajaxi shënoi 13 gola, portieri kërkoi ta gjuante penalltinë gjë e cila nuk u lejua nga Huntelaar

Ajaxi shënoi 13 gola, portieri kërkoi ta gjuante penalltinë gjë e cila nuk u lejua nga Huntelaar

Sport October 25, 2020 - 09:21
Lajmet e fundit nga sporti

Nëse mendoni se vetëm gjermanët janë të pamëshirshëm kur e gjejnë kundërshtarin në ditën më të dobët, atëherë me siguri që iu ka kaluar historia e djeshme e Ajaxit. Këta të fundit kanë fituar në shifrat 0:13 ndaj VVV në “Eredivisie”, duke thyer çdo rekord të mundshëm.

E kush më mirë sesa portieri i Ajaxit, lojtari me eksperiencë Andrea Onana, do ta kuptonte kolegun e tij nga krahu tjetër që kishte pësuar një numër të pafundmë golash.

“Respekt”, është kjo fjala e shpërndarë nga ana e Onanas dhe duartrokitjet që vijnë nga të gjithë tifozët. Por nga ana tjetër gardiani i Ajaxit është shfaqur i pacipë dhe dëshironte që t’ia shtonte vuajtjen në maksimum portierit të VVV Venlo.

Kur rezultati ishte 0:9 do të akordohej një penallti në favor të Ajaxit. Kamerat kapën menjëherë Onanan që doli nga zona e tij dhe dëshironte që të ekzekutonte 11-metërshin, për të shënuar edhe ai në këtë ndeshje, ku turpërimi do t’i vendosej kapaku. Por dëshira nuk do t’i plotësohej pasi Huntelaar vendosi ta gjuaj atë.

“Onana ma tha pas ndeshjes se donte ta bënte ai penalltinë. Megjithatë nuk mund të dilte përpara meje. Nëse ke shënuar 1 ose 2 gola, atëherë është më mirë për dikë tjetër, portierin për shembull. Por në atë pikë që ishim thjesht duhet të shënoja gola vetë”, ka thënë Huntelaar.