LAJMI I FUNDIT: Ndërroi jetë ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit

LAJMI I FUNDIT: Ndërroi jetë ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit

Sport October 25, 2020 - 08:31
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e njohur e futbollit kosovar FC Liria ka ardhur me një lajm të rëndë sot, ku ka njoftuar se ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare, ish futbollisti i kësaj skuadre Bashkim Beshi, shkruan “Zeri.info.

Beshi ishte pjesë e Lirisë në kohët e vështira të viteve të 90-dhjeta dhe pjesë e gjeneratës që në viti 1995 doli kampion.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i FC Liria

Sot (e diel) në orët e hershme të mëngjesit,në moshën 52 vjeçare, ndërroi jetë Bashkim Beshi.

I ndjeri ishte futbollistë i KF Liria në vitet 90-ta dhe pjesë e gjeneratës që më 1995 doli kampion.

Në rinin e hershme, luajti edhe me Progres-exportin.

Pas lufte ka luajtur me mjaftë sukses, për tu bërë më pas trajner i grup moshave të reja.

Ai, një kohë ka qenë dhe sekretar i KF Liria (2011) derisa kaloi me punë në gjykatë si bashkëpuntorë profesional.

Vdekja e gjeti në detyrën e gjyqtarit, të Gjykatës Themelore në Prizren.

Me këtë rast KF Liria, do ta kujtoj përherë këtë ish futbollist, trajner e anëtar klubi, si sportist por dhe si njeri me vlera të mëdha.

KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët nga KF Liria e më gjerë.

U prehtë në paqe shpirti tij !

Varrimi bëhet sot ( e dielë) në ora 14.00 në varrezat e qytetit në Prizren. /Zeri.infoImage