Derbi i zjarrtë zhvillohet sot në “Fadil Vokrri”

Derbi i zjarrtë zhvillohet sot në “Fadil Vokrri”

Sport October 25, 2020 - 08:17
Lajmet e fundit nga sporti

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Derisa dje u zhvilluar tri takime në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollin tonë, sot luhen dy tjera ku priten ballafaqime mjaft interesante, shkruan “Zeri.info”

Padyshim vëmendja do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku ndeshen Prishtina e Gjilani.

Skuadra bardhekaltër pas dy fitoreve radhazi me Besën dhe Feronikelin e pret këtë vazhdimësi edhe ndaj Gjilanit. Në anën tjetër Gjilani sikur është futur në një seri jo të mirë dhe sot nuk guxon të lëshojë pikë, ndryshe e ka shumë të vështirë rikuperimin. Ky takim luhet nga ora 13:30 dhe transmetohet në dy kanale televizive, Art Motion dhe Klan Kosova.

Ndeshja tjetër interesante është ajo ndërmjet Trepçës’89 dhe Ballkanit.

Ballkani është në superformë, por edhe Trepça ’89 po tregon formë të lartë dhe kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë. Takimi luhet nga ora 14;00.

Dje janë ballafaquar Llapi – Arbëria (2:0), Drita – Drenica (4:1) dhe Besa – Feronikeli (1;1). /Zeri.infoImage