Besa Famgas vazhdon me formë të lartë në kampionat

Besa Famgas vazhdon me formë të lartë në kampionat

Sport October 25, 2020 - 08:07
Lajmet e fundit nga sporti

Besa Famgas e ka fituar thellë ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në henboll (meshkujt). Kampioni në fuqi të shtunën në Podujevë fitoi ndaj Llapit me rezultat 38:13. Për Besën ishte fitorja e katërt kurse për Llapin humbja e katërt.

Fitore të shtunën shënoi edhe Kastrioti që në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:27. Ferizajasit shënuan fitoren e dytë, kurse Vëllaznimi pësoi humbjen e tretë.

Ndeshje e barabartë u luajt në Drenas ku u takuan Drenica e Trepça. Madje ndeshja nuk dha fitues fare, përfundoi 25:25. Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. Është ky barazimi i parë këtë edicion. Drenica renditet e treta me 5 pikë, sa i ka edhe Trepça në vend të katërt.

Në pjesën e parë mysafirët ishin në epërsi të lehtë, por vendasit ia dolën të barazojnë në fund. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi lojë e barabartë. Drenica në fund dy herë kishte nga dy gola epërsi, por mitrovicasit me përvojë ia dolën të barazojnë në 25:25.