Pas fitores së Khabib, reagon edhe McGregor – ky është mesazhi i tij

Pas fitores së Khabib, reagon edhe McGregor – ky është mesazhi i tij

Sport October 24, 2020 - 23:58

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitore duke e mposhtur Justin Gaethjen, raporton “Zeri.info”.

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov e ka përfunduar këtë ndeshje në raundin e dytë, duke e mposhtur Justin Gaethjen.

Rusi me këtë fitore në UFC shkon në 29 fitore në përgjithësi në karrierë.

Pas përfundimit të ndeshjës, Khabib ka marrë shumë mesazhe dhe mbështetje nga shumë fytyra të njohura të sporteve të ndryshme.

Ndër ta ishte edhe njëri nga rivalët më të mëdhenjë të tij, Conor McGregor.

Ky i fundit ka reaguar në rrjetin e tij social “Twitter”, me një postim në të cilin ai i jep mbështetje Khabib Nurmagomedovit dhe familjes së tij.

“Performancë e mirë Khabib Nurmagomedov. Unë do të vazhdoj. Respekt dhe ngushëllime për babain tënd, përsëri. Për ty dhe familjen tënde. I juaji, McGregor”, ka shkruar McGregor në “Twitter”.

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor ishin përballu një herë mes vete, në një ndeshje ku rusi doli fitimtar.

/Zeri.info