Momenti kur Khabib Nurmagomedov shpërtheu në lot

Momenti kur Khabib Nurmagomedov shpërtheu në lot

Sport October 24, 2020 - 23:21

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitore duke e mposhtur Justin Gaethjen, raporton “Zeri.info”.

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov e ka përfunduar këtë ndeshje në raundin e dytë, duke e mposhtur Justin Gaethjen.

Rusi me këtë fitore në UFC shkon në 29 fitore në përgjithësi në karrierë.

Pas përfundimit të duelit me Gaethjen, Khabib ka rënë në dysheme dhe ka filluar të qajë, ngase ishte tejet i emocionuar.

Pas këtij dueli, Khabib Nurmagomedov është deklaruar dhe këtë fitore ia ka dedikuar babait të tij, i cili ka ndërruar jetë.

Mes të tjerash, ai tha se kjo ishte ndeshja e fundit në UFC.

/Zeri.info