Khabib pas fitores se sontme e konfirmon largimin nga UFC

Khabib pas fitores se sontme e konfirmon largimin nga UFC

Sport October 24, 2020 - 23:10

Khabib Nurmagomedov ka shënuar fitore duke e mposhtur Justin Gaethjen, raporton “Zeri.info”.

Ylli i UFC-së, Khabib Nurmagomedov e ka përfunduar këtë ndeshje në raundin e dytë, duke e mposhtur Justin Gaethjen.

Rusi me këtë fitore në UFC shkon në 29 fitore në përgjithësi në karrierë.

Pas këtij dueli, Khabib Nurmagomedov është deklaruar dhe këtë fitore ia ka dedikuar babait të tij, i cili ka ndërruar jetë.

Mes të tjerash, ai tha se kjo ishte ndeshja e fundit në UFC.

“Fitova për babain që nuk jeton më. Kjo është ndeshja ime e fundit në UFC”, ka thënë Khabib.

/Zeri.info