Liverpool vazhdon me fitore, mposht Sheffield United me përmbysje

Liverpool vazhdon me fitore, mposht Sheffield United me përmbysje

Sport October 24, 2020 - 22:56

Kampioni në fuqi i Premierligës ka triumfuar sonte në shtëpi ndaj Sheffield United, raporton “Zeri.info”.

Kjo fitore nuk ishte e lehtë siç është pritur, pasi që të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Berge, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij pas 13 minutave lojë.

Barazimin e rezultatit e sjelli sulmuesi brazilian, Firmino i cili nuk e pati të vështirë të shënoj, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Përmbysjen Liverpoolit ia solli i riu, Diogo Jota në minutën e 64-të, gol ky që ishte vendimtar për fatin e ndeshjes.

Liverpooli me këtë triumf shkon në kuotën e 13 pikëve dhe ndodhet në vendin e dytë, me pikë të njejta me rivalin lokal, Everton i cili është lider i Premierligës.

Sheffield United me këtë humbje, ndodhet në vendin e parafundit në elitën e futbollit anglez me vetëm dy pikë deri më tani pas gjashtë ndeshjeve.

/Zeri.info