Triumfi i Laura Fazliut ndaj xhudistes serbe, vjen reagimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Triumfi i Laura Fazliut ndaj xhudistes serbe, vjen reagimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Sport October 24, 2020 - 13:50

Laura Fazliu në “Grand Slamin” e xhudos i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare është përballur me hungarezen Szofi Ozbas në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan “Zeri.info”.

Megjithatë, në rundin e tretë, Fazliu ka pësuar humbje nga xhudistja hungareze.

Vlen të ceket se në rundin e parë të kësaj kategorie, Fazliu e mposhti me ippon xhudistin serbe, Anja Obradovic.

Për triumfin e Fazliut ndaj xhudistes serbe ka shkruar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, federata në fjalë ka shkruar:

“Dita dy ka filluar. Laura Fazliu nga Kosova e ka mposhtur Obradoviçin në nisje të kampanjës së saj në 63 kilogramë”. /Zeri.info