Interi e sheh Allegrin si zëvendësues i Contes

Interi e sheh Allegrin si zëvendësues i Contes

Sport October 23, 2020 - 22:28

Drejtuesit e gjigandit italian të futbollit, Inter, janë duke e parë Massimiliano Allegrin si trajnerin e ardhshëm të klubit, shkruan “Zeri.info”.

Objektivat e Interit këtë sezon janë të qarta, ata duan trofe këtë edicion.

Humbja në derbin e qytetit kundër Milanit (1:2) dhe barazimi me Borussia Monchengladbach në kuadër të Ligës së Kampionëve, duket se ia kanë “lëkundur” karrigen trajnerit aktual, Antonio Conte.

Allegri aktualisht është i papunë, por që për të kanë shprehur interesim klube të mëdha evropiane si Chelsea dhe Barcelona.

Skuadrën e fundit që po e udhëheqte italiani Allegri ishte Juventusi, ku u shpall kampion i Serie A në edicionin 2018/2019.

Në përgjithësi, Allegri si trajner ka luajtur 673 ndeshje e ku 362 herë prej tyre ka triumfuar, 156 barazime dhe 155 herë ka pësuar humbje.

/Zeri.info