Seid Onbashi e zbulon arsyen e largimit nga KFF Mitrovica pas gjashtë viteve

Seid Onbashi e zbulon arsyen e largimit nga KFF Mitrovica pas gjashtë viteve

Sport October 23, 2020 - 16:39
Detajet

Ditë më parë, Klubi i Futbollit të Femrave "Mitrovica" e ka larguar trajnerin Seid Onbashin, shkruan “Zeri.info”.

Onbashi ishte pjesë e klubit për gjashtë vite me radhë e ku në këto vite nuk kanë munguar sukseset për klubin mitrovicas.

Trajneri në fjalë, në një bisedë me “Zeri.info” ka treguar arsyjen që erdhi deri në këtë vendim për largimin e tij.

“Me pajtimin e dy palëve jam larguar nga klubi. Erdhi një moment ashtu dhe u dakorduam ta lirojë vendin”, është shprehur Onbashi.

Por, edhe pas këtij vendimi ai nuk është dëshpëruar pasi që sipas tij ata së bashku kanë arritur të bëjnë histori duke u kualifikuar në 32 ekipet më të mira në Evropë.

“Nuk jam i dëshpruar kam arritur dhe kam fituar gjithçka me klubin e KFF Mitrovica dhe vitin e kaluar kemi arritur të gjithë së bashku ta bëjmë historinë duke u kualifikuar në 32 ekipet më të mira në Evropë”, ka vazhduar trajneri për “Zeri.info”.

Image

Seid Onbashi është emëruar si trajner i kategorisë së juniorëve në klubin e Trepçës ’89 me të cilën në gjashtë xhiro ka po aq fitore.

Ai tregoi për planet e tij në të ardhmen.

“Planet janë të vazhdojë me punën dhe jam trajner tek juniorët e Trepçës ’89 me të cilët kemi fituar gjashtë ndeshjet e para nga gjashtë xhiro dhe që nga dita e martë jam bashkuar në shtabin teknik te Trepça ’89 të cilin e udhëheq trajneri shumë i mirë dhe perspektivë, Shpëtim Idrizi”, shtoi tutje ai.

Për fund, ai ka edhe një falënderim për kryetarin e klubit të KFF Mitrovica, Hajrullah Haxhiun.

“Dua të falënderojë klubin KFF Mitrovica, kryetarin e nderuar, Hajrullah Haxhiu për këto vite të mira të cilat i kaluam së bashku. Klubit i dëshirojë të gjitha të mirat dhe suksese në arenën ndërkombëtare”, përfundoi bisedën trajneri, Seid Onbashi. /Zeri.info