Japonezi Shigeki Nakamura nuk e nderon Kosovën në Hungari
Sport
October 23, 2020 - 12:31
Detajet
Shigeki Nakamura, xhudisti nga Japonia i cili e përfaqëson Kosovën, është eliminuar nga “Grand Slami” i Hungarisë, shkruan Zeri.info.
Japonezi me pasaportë kosovare është eliminuar në raundin e dytë, nga xhudisti slloven, Adrian Gomboc,
Në raundin e parë, Nakamura ia doli ta mposhte xhudistin nga Togo, Adebayo Frederic Olympio.
Sot do të garojë edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi.
Ndryshe, Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha janë eliminuar nga kjo garë. /Zeri.info