Ronaldo dhe McKennie shpresojnë të luajnë kundër Barcelonës

Ronaldo dhe McKennie shpresojnë të luajnë kundër Barcelonës

Sport October 23, 2020 - 10:13

Cristiano Ronaldo dhe West McKennie raportohet se janë ende pozitiv me COVID-19, por të dy shpresojnë të luajnë ndaj Barcelonës të mërkurën.

Cristiano u rikthye nga Portugalia javën e kaluar pasi testoi pozitivi me virusin korona dhe është izoluar në shtëpinë e tij në Torino, shkruan "Zeri.info".

Sipas "GdS", ai ende mbetet me shpresë për t'u përballur me Barcelonën të mrëkuren e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

CR7 së fundmi rezultoi pozitiv me COVID-19, dhe rregullat e UEFA-së përcaktojnë se futbollistët duhet të mos kenë simptoma një javë para ndeshjes për të luajtur.

Juventusi ka bërë gati dokumentacionin për gjendjen shëndetësore të Ronaldos që prej dy javësh.

I gjithë ekipi, përfshirë Ronaldon dhe McKennien do të testohen prapë sot ose nesër për COVID-19. /Zeri.info