Reagimi interesant i Khabib Nurmagomedovit pasi kreu me sukses matjet zyrtare para përballjes me Justin Gaethje

Reagimi interesant i Khabib Nurmagomedovit pasi kreu me sukses matjet zyrtare para përballjes me Justin Gaethje

Sport October 23, 2020 - 09:54

Khabib Nurmagomedov u pa i entuziazmuar pasi ai arriti peshën e duhur për përballjen ndaj yllit të UFC-së, Justin Gaethnje.

32-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë përballje në kafaz që prej fitores ndaj Dustin Poirier në shtator të vitit të kaluar, shkruan "Zeri.info".

Khabib pritej të përballej me Tony Fergusonin në prill, por shkaku i pandemisë COVID-19, kjo përballje u shtye.

Dhe tanin Khabib do të duhet ta mbrojë titullin e kampionit me një përballje ndaj Gaethnje të shtunën.

Khabib synon ta vazhdojë rekordin e tij prej 29 ndeshjeve pa humbje.

Kampioni i peshave të mesme u pa tejet i entuziazmuar në peshore kur bëri matjen zyrtare para përballjes së nesërme (e shtune). /Zeri.info