Ndonëse 38-vjeçar, Petr Cech bën paraqitje spektakolare në stërvitje me Chelsean

Ndonëse 38-vjeçar, Petr Cech bën paraqitje spektakolare në stërvitje me Chelsean

Sport October 23, 2020 - 09:20

Petr Cech është duke dëshmuar se ai e meriton një vend në skuadrën e Chelseat pas një paraqitje fenomenale në stërvitje me skuadrën e parë.

38-vjeçari është përfshirë në skuadrën e Chelseat për këtë edicion në Premierligë ndonëse u pensionua nga futbolli vitin e kaluar, shkruan "Zeri.info".

Ai shihet si mbështetje emergjente për trajnerin Frank Lampard.

Megjithatë, pamjet e Cech në stërvitjen e parë te Chelsea pas pesë vitesh, kanë treguar se forma e tij nuk ka rënë aspak.

Cech duket ende në formë të mirë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në stërvitje para ndeshjes me Manchester Unitedin.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Zeri.info