Lukaku reagon pas barazimit të Interit: Nuk ishte një rezultat i mirë

Lukaku reagon pas barazimit të Interit: Nuk ishte një rezultat i mirë

Sport October 21, 2020 - 23:57

Ka mbaruar në paqe përballja e sontme mes Interit dhe Borussia Monchengladabachut.

Në "Giuseppe Meazza", Interi ka qenë nikoqir i skuadrës gjermane në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me barazim dramatik 2:2.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku nuk është shprehur i kënaqur me barazimin.

“Sot nuk ishte një rezultat i mirë, mund të bëjmë më tepër. Duhet të jemi mendërisht të fortë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, nuk është një periudhë e lehtë për ne, por duhet të besojmë në cilësitë tona", deklaroi sulmuesi belg.

"Në mbrojtje duhet të bëjmë më mirë, pësuam dy gola për fajin tonë, por dhe sulmi shpërdoroi shumë raste. Gabime të tilla të kushtojnë shtrenjtë”, përfundoi futbollisti i Interit Romelu Lukaku. /Zeri.info