Xherdan Shaqiri u paraqit gjysmë ore sonte kundër Ajaxit, u vlerësua me këtë notë

Xherdan Shaqiri u paraqit gjysmë ore sonte kundër Ajaxit, u vlerësua me këtë notë

Sport October 21, 2020 - 23:15

Ish-kampioni i Evropës, Liverpooli e ka nisur mbarë aventurën e re në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Kloppit është përballur sonte në një ndeshje interesante me holandezët e Ajaxit, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e vlefshme pvr grupin D, "Të Kuqtë" kanë fituar me rezultat minimal, 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët në Amsterdam e shënoi Tagliafico (autogol) në minutën e 35-të të ndeshjes.

Image

Në këtë ndeshje, trajneri Jurgen Klopp i dha mundësi edhe Xherdan Shaqirit i cili luajti mbi gjysmë ore sonte.

Futbollisti nga Kosova për minutat që u paraqit në fushë sonte u vlerësua me notën 6.2 nga portali prestigjioz "WhoScored".

Në xhiron e radhës, Liverpooli është nikoqir i Midtjyllandit, kurse Ajaxi i shkon Atalantës në Bergamo. /Zeri.info