Barazim dramatik mes Interit dhe Borussia Monchengladbachut

Barazim dramatik mes Interit dhe Borussia Monchengladbachut

Sport October 21, 2020 - 22:56

Ka mbaruar në paqe përballja e sontme mes Interit dhe Borussia Monchengladabachut.

Në "Giuseppe Meazza", Interi ka qenë nikoqir i skuadrës gjermane në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me barazim dramatik 2:2.

Për Interin dy golat e sontëm i realizoi sulmuesi në topformë, Romelu Lukaku.

Image

Sulmuesi belg shënoi golat e tij sonte në minutën e 49-të dhe në minutën e 90-të.

Ndërkaq, për mysafirët golat i realizuan Bensebaini në minutën e 63-të si dhe Hofmann në minutën e 84-t.

Sfidën e radhës, Interi e zhvillon kundër Shakhtar Donetskun në Ukrainë, kurse Borussia Monchengladbachu e pret Real Madridin. /Zeri.info

Image