Superliga Live: Prishtina triumfon në Drenas, Feronikeli në krizë
Elita e futbollit kosovar sjell sot dy ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe me shumë rivalitet, shkruan “Zeri.info”.
Derisa dje u luajtën dy takime Drenica – Arbëria (0:1) dhe Besa – Llapi (2:2), sot në program janë tri, derisa vëmendja do të jetë të superpërballjet Ballkani – Drita dhe Feronikeli – Prishtina.
Ballkani e Drita ende nuk dinë për humbje dhe me të drejtë po konsiderohen si rivalët kryesorë në luftë për titull. Kjo bën që të pritet një luftë e ashpër në fushë dhe pa kalkulime.
Në takimin tjetër, Prishtina assesi nuk guxon të humbas sot ndaj Feronikelit në mënyrë që ta ruaj hapin me skuadrat e kreut. Kjo vlen edhe për "Niklin" i cili nuk e ka nisur mirë kampionatin dhe një humbje në ndeshjen e sotme do të ishte shumë e vështirë e kompensueshme, për të mos thënë do të shuante çdo shpresë edhe pse jemi ende shumë herët.
Takimi i fundit është ai ndërmjet Gjilanit e Trepçës ’89 i cili gjithashtu pritet të sjellë shumë rivalitet.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 14:00.
Superliga Live
Ballkani – Drita 2:0
Mbyllet ndeshja
72' Gool, Mirlind Daku i papërmbajtshëm shënon edhe golin e dytë për rezultatin 2:0.
61' Kulmet e shtëpive janë shndëruar në tribuna "VIP" për tifozët në Suharekë. Ndeshja luhet pa tifozë për shkak të pandemisë, por ata kanë gjetur zgjedhje interesante duke i shfrytëzuar shtëpitë afër stadiumit
57′ Zëvendësime te Drita: Bujar Shabani dhe Festim Alidema inkuadrohen në vend të Erjon Vucajt dhe Ardian Limanit
46' Nis pjesa e dytë
45'+3 Mbyllet pjesa e parë
22' Ndeshja nxehet, Genc Nuza ka përjashtuar trajnerin Ismet Munishi dhe futbollistin e Dritës, Ilir Blakçori
19′ Goool, Mirlind Daku i Ballkanit gjuan me kokë dhe realizon gol të bukur për 1:0.
11' Tensionohet situata në derbi, Nuza ndanë tre kartonë të verdhë, Gashin e Munishin (Ballkani), Vucajn (Ballkani)
01' Nis ndeshja
Formacionet:
Ballkani: Rugji, Thaqi, Jashanica, Sinani, Potoku, Gashi, Kuç, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku. Trajner: Ismet Munishi
Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Haxhimusa, Rexha. Trajner: Ardian Nuhiu
Feronikeli – Prishtina 1:2
90'5+ Mbyllet ndeshja
85′ Goool, Endrit Krasniqi realizon nga penalltia për ta rikthyer epërsinë e Prishtinës, 1:2.
51' Rast i artë për gol për Prishtinën, çfarë rasti lëshon John duke mos shënura nga afër
47' Goool, Mendurim Hoti ka barazuar rezultatin në 1:1, që në start të pjesës së dytë
46' Nis pjesa e dytë
45'3+ Mbyllet pjesa e parë
30' Goool, Gentjan Muça ka shënuar gol me kokë pas harkimit të bukur nga Gavazaj për 0:1
05' Mendurim Hoti i Feronikelit kishte rast të mirë por gjuajtja e tij me kokë kalon jashtë portës
01' Nis ndeshja
Formacionet:
Feronikeli: Avdyli, Hoxha, Kuka, Lladrovci, Mala, Dabiqaj, Bojku, Milickovic, Maliqi, Greca, Hoti. Trajner: Klodian Duro
Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazai, Gavazaj, John. Trajner: Zekerija Ramadani
Gjilani – Trepça ’89 0:0
Mbyllet ndeshja
46' Nis pjesa e dytë
45'+ Mbyllet pjesa e parë
31′ Jackson Ferreira i Gjilanit rrezikon nga ndërprerja por topi kalon mbi traversë
01' Nis ndeshja
Formacionet:
Gjilani: Koliçi, Frashëri, Fustar, Kastrati, Ferreira, Useini, Musolli, Hila, Kqiku, Progni, Nikaç. Trajner: Alban Hyseni
Trepça ’89: Prince, Kaçar, Berisha, Mashau, Dedia, Sie, Nimani, Jashari, Arbnor Muja, Okonwo, Ardian Muja. Trajner: Shpëtim Idrizi