Bastoret favorizojnë shumë Ballkanin karshi Dritës

Bastoret favorizojnë shumë Ballkanin karshi Dritës

Sport October 21, 2020 - 11:45
Lajmet e fundit nga sporti

Ballkani e Drita janë dy skuadrat që ende nuk dinë për humbje në elitën e futbollit kosovar, derisa ato sot do të ndeshen ndërmjet vete në kuadër të javës së shtatë të Superligës, shkruan “Zeri.info”.


Se cila skuadër do të triumfojë mbetet të shihet, por e sigurt është se lufta në fushë do të jetë e jashtëzakonshme. Tashmë shtëpitë e basteve e kanë dhënë vendimin, derisa kanë favorizuar dukshëm skuadrën e Ballkanit.

2.10 është kuota për fitoren e Ballkanit, 2.87 për Dritën, ndërsa barazimi është kuotuar me 3.40. Ndeshja Ballkani – Drita luhet sot, nga ora 14:00 dhe transmetohet direkt në "Art Motion". /Zeri.info

Image